Lajme Shqip Sunday, 05 June 2011 18:28

Shkup – Sipas KSHZ-së dalja deri në ora 17 :00 në zgjedhje është diku lartë 53.86 për qind e qytetarëve. Dalja është më e madhe në njësinë e tretë zgjedhore, ku kanë dalë rreth 61,23 për qind, ndërsa më e vogël 42,28 për qind.

Në njësinë e parë zgjedhore dalja është 57,77 për qind, në dyshin 49,69 për qind, katërshi 58,80 për qind dhe pesëshin 53,47 për qind.

Votimi zgjatë deri në ora 19:00, ndërsa rezultatet e para KSHZ duhet t’i shpall 12 orë pas përfundimit të votimit. Ndërkohë, sipas të dhënave numër rekord i votuesve është në Shtip 60 për qind, ndërsa në Strumicë 70 për qind.