Lajme Shqip Friday, 03 June 2011 11:04

Shkup – Partia më e madhe opozitare, LSDM me partnerët e koalicionit ka mbajt tubim parazgjedhor në komunën e Butelit në Shkup, në të cilin e prezantuan programin parazgjedhor dhe kandidatët për deputetë në njësinë dytë zgjedhore. LSDM-ja banorëve të Butelit iu ka premtuar barazi për të gjitha zgjidhjet e problemeve me kanalizimin, rrugët dhe ndriçimin në të gjitha vendet e banuara në këtë komunë. Lideri i LSDM-së, Branko Cërvenkovski ka thënë se qeveria aktuale në pesë vite qeverisje ka shpenzuar të hollat e shtetit për marrëzira, ndërsa nuk i ka zgjedhur problemet me varfërinë dhe papunësinë.

“Në këto zgjedhje nuk luftoj për pushtet, por vetëm për fitore, ndërsa jam i udhëhequr nga dëshira për një Maqedoni më të mirë në ardhmen”, ka thënë Cërvekovski. Ndërkohë, bartësja e listës në njësinë e dytë zgjedhore Ana Pavlovska-Daneva banorëve të Butelit u premtoi qeveria e re e socialdemokratëve do të shpenzojnë tre milionë euro për zhvillimin e industrisë në Vizbeg-Stenkovec, do të ndërtojë shkolla të reja dhe do të rikonstruojë dhe se do të sigurojë vende të reja pune për banorët e komunës.

“Të rinj dhe pleq të ulur së bashku në parqet, në çajtore, në shah apo tabëll së bashku mendojnë për një të ardhme më të mirë. Ja Butel të tillë dua të shoh pas 5 qershorit”, ka thënë Pavlovska-Daneva. Ndryshe, krahas bartësit të listës nga foltorja para simpatizueseve të tyre në Butel fjalim mbajti edhe kandidati për deputet i LSDM-së Goran Minçev