Lajme Shqip Sunday, 05 June 2011 16:54

Shkup – Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoni, Arben Çejku, ka deklaruar se deri më tani procesi i votimit në Maqedoni po zhvillohet i qetë dhe nuk është shënuar asnjë incident.

Në një prononcim për “Ora News” Çejku thekson se gjithçka po shkon sipas rregullave, por thekson se pjesëmarrja e qytetarëve deri më tani rezulton e ulët.

Ndërkohë, pozhvillohet në Maqedoni procesi i votimit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Votimi ka nisur në orën 7 të mëngjesit të së dielës për të përfunduar sipas orarit zyrtar, në orën 19 të pasdites. Për 20 ditë fushatë partitë politike, koalicionet dhe kandidatët e pavarur shpalosën programet dhe platformat zgjedhore para elektoratit duke kërkuar votën dhe besimin e qytetarëve. Në këto zgjedhje të drejtën e votës e kanë saktësisht 1.821.122 qytetarë dhe 7.258 shtetas nga diaspora.