Lajme Shqip Monday, 06 June 2011 13:06

Gostivar – Lideri i Rilindjes Demokratike Kombëtare, Rufi Osmani të gjithë qytetarëve të Maqedonisë, e posaçërisht popullin shqiptar që në këto zgjedhje treguan vetëdije të lartë duke u bërë pjesë e zgjedhjeve korrekte dhe demokratike.

Ndonëse lideri i RDK-së procesin zgjedhor dhe numërimin e votave e vlerëson si korrekt dhe demokratik, megjithatë konstaton se gjatë fushatës zgjedhore është bërë një trysni e madhe ndaj elektoratit, shantazhime, premtime të rrejshme dhe blerje masive e votave.

Osmani konstaton se gjatë fushatës, jo të gjitha partitë kishin mundësi të barabarta për prezantim medial. ”Rilindja Demokratike Kombëtare uron partitë fituese dhe u dëshiron sukses në qeverisjen me vendin në mandatin e radhës, duke i porositur që t’i mbajnë premtimet e dhëna tani kur sfidat e radhës janë shumë të vështira”, qëndron në kumtesën e Rufi Osmanit të cilën e dërgoi deri te mediat.

Ai vlerëson se është fakt i hidhur për popullin shqiptar në Maqedoni, që mërgimtarët si një komunitet i cili aq shumë ka dhënë për popullin e vet, dolën humbës të dyfishtë. “Zgjedhjet nuk u mbajtën në periudhën kur mërgimtarët tanë janë në vendlindje, e as që patën mundësinë të votojnë atje ku jetojnë përkohësisht. Kjo rezultoi që shqiptarët të humbin tre deputetë në diasporë dhe pesë deputetë në vend, nënvizon Osmani.

Lideri i RDDK-së konsideron se rezultatet përfundimtare në këto zgjedhje të parakohshme parlamentare, shpalosin dhe faktin që opozita shqiptare arriti të sigurojë numër të barabartë të votave me pozitën shqiptare, gjë që ndodh për herë të parë në dhjetë vitet e pasluftës.