Lajme Shqip Thursday, 02 June 2011 10:36

Prilep – Në rrugën Prilep-Shkup, një veturë me ngjyrë të zezë, me xhama të errëta, ka filluar të blindojë dhe sikur ka dashur të parakalojë, por ka filluar të vozisë paralelisht me veturën në të cilën ndodhej kandidatja për kryeministre e LSDM-së ,Radmilla Shekerinska, ndërsa një person i panjohur ka filluar të gjuajë me shishe nga dritarja.

”Dëshiroj të ndjej dhe insistoj të ndjehen e lirë në shtet. Njerëzit të cilët dëshirojnë të bëjnë incidente janë frikacakë. Ata do t’ju gjuajnë nga vetura, do të fshihen në xhamat e errët dhe asnjëherë drejtpërdrejt nuk do t’ju sulmojnë”, ka thënë Shekerinska.

“Por, nëse tani jam e sigurt në një gjë, është se pas 5 qershorit na duhet qeveri që do t’i ndërpresë këto ndarje dhe këtë sundim në frikë, pasi që çdoherë kur jepni atmosferë të frikës, disa individë vendosin ta marrin drejtësinë në duart e veta. Nuk u frikësova dhe jam e bindur se qytetarët e Maqedonisë më 5 qershor do të dëshmojnë se nuk frikësohen nga këta njerëz”, ka thënë Shekerinska.