Lajme Shqip Sunday, 05 June 2011 22:09

KSHZ: 33 % të votave, vazhdojnë të prijnë VMRO dhe BDI

Shkup – Nga të dhënat e përpunuara nga votimi në 993 vendvotime, gjegjësisht 32,97 për qind nga numri i përgjithshëm i vendvotimeve në vend, sipas informacioneve të para jozyrtare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, në zgjedhjet e parakohshme parlamentare udhëheqë koalicioni i kryesuar nga VMRO-DPMNE me 86.467 vota, pas saj është LSDM me 67.831 vota, BDI ka 20.374, PDSH 9.109, VMRO-PP 2.5.042, Të Bashkuar për Maqedoninë 3.184  vota, Demokracia e Re 3.280.

Në projektorin e vendosur në Pres qendrën e KSHZ-së në Klubin e deputetëve dhe në ueb faqen e Komisionit vazhdimisht azhurohen të dhënat në pajtim me rezultatet që arrijnë nga vendvotimet në vend.

Ende nuk ka paralajmërim kur do të mbahet pres konferenca e parë e KSHZ-së pas mbylljes së vendvotimeve në orën 19, kur pritet kryetari Boris Kondarko t’i kumtojë informacionet e para për jehonën e qytetarëve dhe rezultateve të para jyzyrtare nga të dhënat që i merr Komisioni.

************************************************

Shkup – Nga të dhënat e përpunuara nga votimi në 572 vendvotime, gjegjësisht në 19 për qind nga numri i përgjithshëm i vendvotimeve në vend, sipas informacioneve të para jozyrtare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, në zgjedhjet e parakohshme parlamentare udhëheqë koalicioni i kryesuar nga VMRO-DPMNE, me 38.877 vota, pas saj është LSDM me 30.230 vota, BDI ka 5.493, PDSH 2.372, VMRO-PP 2.044, Të Bashkuar për Maqedoninë 1.284 vota.

Në projektorin e vendosur në Pres Qendrën e KSHZ-së, në Klubin e Deputetëve dhe në ueb- faqen e KSHZ-së, vazhdimisht azhurohen të dhënat, në pajtim me rezultatet që arrijnë nga vendvotimet në vend.

Ende nuk ka paralajmërim se kur do të mbahet press-konferenca e parë e KSHZ-së pas mbylljes së vendvotimeve në orën 19:00, kur pritet që kryetari Boris Kondarko t’i kumtojë informacionet e para për dalje të qytetarëve dhe rezultateve të para jozyrtare, nga të dhënat që i merr Komisioni.