Lajme Shqip Wednesday, 01 June 2011 10:01

Kumanovë - Partia Demokratike Shqiptare dje mbajti tubim parazgjedhor në Opajë të Kumanovës ku e prezantoi programin zgjedhor.

“PDSH-ja ka program i cili është mbi partitë politike. Program që do t’i zgjidhë fatet e familjeve dhe luftëtarëve. Program i cili ofron dhe përmban zgjidhje për arsim më cilësor për të rinjtë dhe i cili e mundëson lirinë e popullit shqiptar”, theksoi lideri i partisë Menduh Thaçi.

Ai u bëri thirrje banorëve të Opajës që më 5 qershor të votojnë për PDSH-në e cila do të angazhohet për të drejtat e shqiptarëve dhe ata do fitojnë pjesën e tyre të merituar nga buxheti. “Ndodhem në një rajon ku shqiptarët jetojnë shumë keq dhe për këtë arsye largohen në BE dhe kërkojnë azil politik. Dëshirojë t’u inkurajojë se dalja nga kjo gjendje është e përfshirë në platformën e PDSH-së e cila pas 5 qershorit do t’i ndryshojë gjërat”, tha Thaçi.

Para banorëve të Opajës të komunës së Likovës foli edhe bartësi i listës në Njësinë e dytë zgjedhore Orhan Ibrahimi, ndërsa u prezantuan edhe kandidatët për deputetë nga kjo njësi zgjedhore.