Lajme Shqip Sunday, 05 June 2011 09:05

Shkup – Sot mbahen Zgjedhjet parlamentare në Republikën e Maqedonisë, të cilat do t’i përcjellin 7.851 vëzhgues të akredituar në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, nga të cilët 7.358 vendorë dhe 493 të huaj.

Nga të huajt më në numër janë OSBE/ODIHR 234, në Asamblenë parlamentare të OSBE-së 47, në Ambasadaën e SHBA-së 39, delegacioni i Komisionit Evropian 20 dhe në Këshillin e Evropës 16, ndërsa vëzhgues të vetë do të kenë edhe ambasadat e Francës, Sllovenisë, Britanisë së Madhe, Rusisë, Çekisë, Austrisë, Turqisë, Kinës, Hungarisë, Kroacisë, Italisë dhe të Sllovakisë në Shkup, Komisioni qendror i zgjedhjeve i Kosovës dhe i Grupit ndërkombëtar të krizës.

Mes vëzhguesve vendorë më shumë janë nga Asociacioni qytetar MOST 4.467, ndërsa të tjerët janë nga Shoqata e aktiviteteve humanitare Sinergija 1.123, Edukacion plus Maqedoni 937, Nisma rinore për dialog dhe bashkëpunim 550, Qendra e Maqedonisë për bashkëpunim ndërkombëtar 251, CIVIL 23 dhe Instituti për demokraci Societes Civils 7.