Lajme Shqip Friday, 03 June 2011 10:50

Kumanovë – Partia Liberal Demokrate, para dy ditëve, në sheshin e qytetit në Kumanovë, realizoi miting parazgjedhor në të cilin folën lideri i partisë, Jovan Manasievski, bartës i listës nga njësia e dytë zgjedhore, Risto Penov, ndërsa u prezantuan edhe kandidatët për deputet.

“Në këto zgjedhje do të fitojë projekti më i mirë, projekti i cili është më i pastër dhe preciz, projekt të cilin pranojnë edhe anëtarët e VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së, projekt i cili të gjithë qytetarëve të moshës madhore do tu sigurojë aksione me vlerë nominale prej 2000 euro. Me këtë projekt do tu merret fuqia e partive politike, të cilat 20 vite ndryshonin, duke shkatërruar ekonominë në shtet”, ka thënë Manasievski.