Lajme Shqip Friday, 03 June 2011 10:59

Kumanovë – Koalicioni “Për Maqedoni më të mirë” i kryesuar nga VMRO-DPMNE-ja, ka mbajt tubim në sheshin e qytetit në Kumanovë.

“Të hapërojmë fuqishëm dhe të bashkuar, të themi ‘Po’, për kohën e re, ‘Po’ për Maqedoninë, ‘Po’ për 1. 200 projekte. Kjo është rruga e Maqedonisë, e ndërtuar nga vlera, me qytetarë të arsimuar, me infrastrukturë moderne, me lagje të urbanizuara, me papunësi të ulët deri në 6 për qind, me çështje të zgjidhura banimi, me kulturë të zhvilluar, shtet tolerant, vend i vogël por i pasur”, ka thënë lideri i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski para kumanovarëve. Ai ka potencuar se e thëna “Po për reformat” do t’i rrënojë të gjitha gënjeshtrat, planet joparimore, bashkimet dhe marrëveshjet të cilat po i pengojnë, siç reformat, të cilat madje e mbrojnë ardhmërinë evropiane të shtetit. Ne, ka shtuar Gruevski, “nuk e kërkojmë këtë fitore për VMRO-DPMNE-në dhe përkujtoi se kanë pasur edhe një vit që të kujdesen për të gjitha kategoritë e qytetarëve, të ndërtojnë, të bashkojnë dhe të vazhdojnë me ndryshime thelbësore”. “Na akuzojnë se kemi hyrë në borxh, por si është e mundur që FMN-ja të na llogarisë si shtet me ekonomi stabile. Si mundet që cilado qoftë bankë t’i ofrojë kredi dikujt i cili nuk mund të oaguajë. Kemi rejting më të lartë kreditor, më të lartë nga ai i qeverisjes së Cërvenkovskit dhe Georgievskit”, ka shtuar Gruevski. Liderin e LSDM-së Branko Cërvenkovski e porositi që të tërhiqet nga skena politike dhe shtoi se kjo do të jetë humbje e tij. Para kumanovarëve pati fjalim edhe bartësja e listës së njësisë së dytë zgjedhore Gordana Jankulloska, e cila i prezantoi projektet e planifikuara nga “Manifesti për reforma dhe zhvillim” të dedikuara për Kumanovën.

“Do ta ndërtojmë pjesën e mbetur nga rruga Kumanovë-Tabanoc, drejtimin rrugor Kriva Pallankë-Romanovce, pjesën ndarëse Kumanovë-Likovë-Haraçinë, do të rikonstruohen hekurudha dhe stacioni në Kumanovë dhe Tabanoc. Gjashtëdhjetë objekte banimi do të ndërtohen vetëm në Kumanovë. Për të gjithë ata të cilët nuk janë këtu, ndërsa dëshirojnë të kthehen do të ndërtojmë qendër informuese rajonale ku me këshilla, trajnime, edukim do të mundësojmë prosperitet, ndërsa për më të rinjtë tanë 40 shkolla fillore në Kumanovë”, ka thënë Jankulloska. Ajo ka shtuar se qytetarët e Kumanovës nuk e kanë harruar tranzicionin dhe privatizimin e turpshëm të firmave kumanovare “ZIK”, Dimçe Erebica”, “Kozhara”, “Jug Turist”…”Kumanova u bë hi nga qeverisja e Cërvenkovskit”, ka shtuar Jankulloska duke u bëri thirrje qytetarëve të bëjnë dallim midis pagave të tanishme, pensioneve, kompensimeve sociale në krahasim me kohën e Cërvenkovskit.