Lajme Shqip Monday, 06 June 2011 11:25

Shkup - Më së shumti vota në zgjedhjet e djeshme parlamentare fitoi koalicioni i kryesuar nga VMRO-DPMNE. Sipas rezultateve të marra nga të gjitha 2.976 vendvotimet, të cilat i publikoi sot në mëngjes Komisioni shtetëror zgjedhor, koalicioni qeveritar ka fituar 437.665 vota apo 39 për qind, ndërsa koalicioni opozitar i kryesuar nga LSDM-ja 367.876 vota apo 32,78 për qind.

BDI ka fituar 114.870 vota (10,24%), PDSH 66.055 (5,89%), RDK 29,981 (2,67%), VMRO- PP 28.125 (2,51%), Demokracia e Re 19.732 (1,76%), Të bashkuar për Maqedoninë 17.015 (1,52%), PLD 16.556 (1,48%), Dinjiteti 8.847 (0,79), Partia e Demokratëve të Bashkuar për Maqedoninë 4.417 (0,39%), USD 2.268 (0,20%), BDK 453 (0,04%), PSDM 1.803 (0,16%), E djatha demokratike 1.515 (0,14%), Partia evropiane e Maqedonisë 130 (0,01%), PPD 275 (0,02%).

Pjesëmarrja është 63,39 për qind. Në votim dje kanë dalë 1.154.371 qytetarë, ndërsa numri i fletvotimeve të vlefshme është 1.122.420.

Pritet KSHZ sot t’i kumtojë rezultatet fillestare nga zgjedhjet parlamentare. Rezultatet përfundimtare publikohen në afat prej 24 orëve pas finalizimit të tyre. Konstatimet e para nga monitorimi i procesit zgjedhor pasdite duhet t’i kumtojë edhe OSBE/ODIHR.