Shkup – Në bazë të të dhënave të KSHZ-së, jehona e votuesve në zgjedhjet e sotme parlamentare deri në orën 10:00 ka qenë 14.02 për qind.
Kryetari i KSHZ-së, Boris Kondarko, në konferencën për gazetarë ka thënë se deri në orën 10:00, kanë votuar 224.837 qytetarë.
Jehona e zgjedhjeve në njësinë e parë zgjedhore ka qenë 16,4 për qind, në njësinë dy 13,21,në tre 18,61 për qind.
Në njësinë e katërt zgjedhore, të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 16,27 për qind, në pesëshen 13,81 për qind, kurse në gjashtën 7,9 për qind.