Lajme Shqip Sunday, 05 June 2011 12:35

Kavadar – Në vendovotimin 674 në Komunën e Kavadarit, një anëtar i Këshillit zgjedhor ka kapur një person duke fotografuar me celular listën zgjedhore. Lista i është marrë dhe rasti është paraqitur në polici.

Këtë e ka bërë të ditur kreu i “Most”-it, Darko Aleksov, duke bërë një kontroll të aktiviteteve zgjedhore deri në orën 11:00.

Edhe në vendvotimin 2.257 në Shtip, sipas tij, është vërejtur se si një person me celular ka fotografuar listën zgjerdhore.

“Policia ka shmangur personin në fjalë me çka edhe votimet janë ndërprerë për 15 minuta”, ka thënë Darko Aleksov nga “Most”.

Ai ka informuar se në më shumë vendvotime në vend janë regjistruar materiale propaganduese nga pjesëmarrësit në zgjedhje.