Lajme Shqip Sunday, 05 June 2011 18:26

Gostivar – Kryetari i Rilindjes Demokratike Kombëtare (RDK) dhe bartës i listës zgjedhore në Njësinë e gjashtë zgjedhore, Rufi Osmani, e shfrytëzoi të drejtën të votojë në vendvotimin në fshatin Çajle.

“Sot pata nderin ta jap votën time në zgjedhje të drejta dhe demokratike. Pres që Maqedonia përfundimisht të ketë proces normal zgjedhor dhe ta fitojë vlerësimin e dëshiruar pozitiv”, ka thënë Rufi Osmani.