Lajme Shqip Tuesday, 07 June 2011 09:43

Strasburg - Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe të sigurisë dhe zëvendëskryetare e Komisionit Evropian, Ketrin Eshton, bashkë me komisarin për zgjerim Shtefan Fyle i përshëndetën zgjedhjet në Maqedoni.

“Ne i përshëndesim zgjedhjet pluraliste, transparente dhe të organizuara mirë në ish Republikën jugosllave të Maqedonisë. I urojmë popullit, partive politike dhe autoriteteve përgjegjëse për kontributin e tyre në procesin zgjedhor”, thuhet në kumtesën e përbashkët të Eshton dhe Fyles, të cilët dërgojnë urime në veçanti për jehonën e lartë të votuesve.

Ata i bënë thirrje qeverisë në tërësi t’i zbatojë në vepër konstatimet dhe rekomandimet e misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR.

Shtefan Fyle dhe Ketrin Eshton shprehin kënaqësi nga kyçja e madhe e partive politike në zgjedhje.

“Si kandidat për anëtarësim në BE, vendi tani duhet të kthehet nga sfidat të cilat qëndrojnë para saj, gjë të cilën e presim ne. Qeveria e re duhet së shpejti t’i ndërmarrë reformat e nevojshme që të vazhdojë me zhvillimin e vendit drejt BE-së dhe opozitës në Parlament duhet të kontribuojë në mënyrë konstruktive në procesin e reformave”, theksohet në kumtesë.

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe të sigurisë, Ketrin Eshton dhe komisari për zgjerim Shtefan Fyle theksojnë edhe rëndësinë e masave të cilat duhet t’i ndërmarrë qeveria e Maqedonisë që të garantojë marrëdhënie të mira fqinje.