Lajme Shqip Monday, 06 June 2011 08:57

Tetovë – Zëdhënësja e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ermira Mehmeti-Devaja, mbrëmë shpalli edhe një fitore të BDI-së në zgjedhjet parlamentare.

“Kam kënaqësinë e veçantë që të shpall edhe një fitore shumë të rëndësishme të BDI-së. Rezultatet zgjedhore konfirmuan BDI-në si subjektin politik absolutisht lider në bllokun politik shqiptar, i pazëvendësueshëm dhe pa konkurrencë”, theksoi Mehmeti-Devaja.

Rezultatet sipas zonave zgjedhore, nga ajo që është përpunuar deri tani, tregojnë se në zonën zgjedhore numër një Bashkimi Demokratik për Integrim ka fituar 10.375 vota, Partia Demokratike Shqiptare 5.493, Rilindja Demokratike Kombëtare 3.577, Demokracia e Re 2.044 vota.

Në zonën zgjedhore numër dy, BDI-ja ka fituar 9.389 vota, PDSH 4.356 , RDK 1.194, DR 2.939 vota.

Në njësinë zgjedhore numër pesë BDI ka fituar 6.782 vota, PDSH 4.218, RDK 2.034 vota ndërsa DR-ja 2.089 vota.

BDI në njësinë zgjedhore numër gjashtë ka fituar 27.284 vota, PDSH 16.660, RDK 6.555 dhe DR 2.931 vota.

Në komunën e Zajazit, Demokracia e Re ka fituar 15 vota, BDI 4.055, PDSH 85 dhe RDK 195 vota.

Në Bogovinë DR-ja ka fituar 10, BDI 5.082, PDSH-ja 4.320, RDK 1.473 vota.

Në Vrapçishtë DR-ja ka fituar 278 vota, BDI 3.474, PDSH 1.323, RDK 2.791.

Në Osllomej DR-ja ka fituar 13 vota, BDI 3.079, PDSH 170, RDK 448 vota.

Në Dibër, pjesa në njësinë gjashtë DR-ja ka fituar 2.089, BDI 1.878, PDSH 644, RDK 81.

Në Bërvenicë DR 173, BDI 1.411, PDSH akoma rezultat i papërpunuar, RDK 308.

Në Jegunoc DR-ja ka fituar 36 vota, BDI 1.105, PDSH 669, RDK 86 vota.

Në Strugë DR-ja ka fituar 1.903 vota, BDI 6.020, PDSH 4.041, RDK 1.977.

Në Resnjë DR ka fituar 156 vota, BDI 762, PDSH 177, RDK 57 vota.

Çairi njësia zgjedhore numër dy,  DR ka fituar 636, BDI 3.668, PDSH 1.515, RDK 567 vota.

Në Haraçinë DR-ja ka fituar 1377 vota, BDI 1.847, PDSH 1.319 vota.

Në Gazi Babë DR ka fituar 655, BDI 2.365, PDSH 941, RDK 453 vota.

Shuto Orizare DR 271, BDI 1.509, PDSH 581, RDK 174.

Në Saraj DR-ja ka fituar 1.566 vota, BDI 7.715, PDSH 3.553, RDK 2.736.

Në Studeniçan DR ka fituar 478 vota, BDI 2.660, PDSH 1.940, RDK 841 vota.

Në Likovë DR-ja ka fituar 1.394, BDI 6.074, PDSH 2.625, RDK 364, BDSH 57.

Sipas Ermira Mehmeti-Devaja, në përpunim e sipër janë edhe informacionet nga Gostivari, ku atje, siç tha, BDI është në epërsi prej rreth 3.000 votash.