Lajme Shqip Monday, 06 June 2011 00:17

Shkup – Nga të dhënat e përpunuara nga votimi në 1.720  vendvotime, gjegjësisht 57,10  për qind nga numri i përgjithshëm i vendvotimeve në vend, sipas informacioneve të para jozyrtare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, në zgjedhjet e parakohëshme parlamentare, udhëheqë koalicioni i kryesuar nga VMRO-DPMNE me 199.857 vota, pas saj është LSDM me 160.565  vota, BDI ka 52.348, PDSH 24.069, Rilindja Demokratike Kombëtare 12.800, VMRO-PP 12.804, Demokracia e Re 9.109, Të Bashkuar për Maqedoninë 7.645 vota.

Në projektorin e vendosur në Press Qendrën e KSHZ-së, në Klubin e Deputetëve dhe në ueb-faqen e Komisionit vazhdimisht azhurohen të dhënat në pajtim me rezultatet që arrijnë nga vendvotimet në vend.

Ende nuk ka paralajmërim kur do të mbahet pres konferenca e parë e KSHZ-së, pas mbylljes së vendvotimeve në orën 19:00, kur pritet kryetari Boris Kondarko t’i kumtojë informacionet e para për vullnetin e qytetarëve dhe rezultatet e para jozyrtare nga të dhënat që i merr Komisioni.