Lajme Shqip Sunday, 05 June 2011 11:07

Shkup – Gjatë fillimit të zgjedhjeve në ora 7, vëzhguesit e Asociacionit qytetar “Most” kanë vërejtur parregullsi në tri vendvotime. Në një vendvotim në Shtip, votimi ka filluar me vonesë prej 1 orë e 10 minutash, për shkak të materialit propagandues në vendvotim.

Në vendvotimin 0562, në Komunën Qendra Zhupë, ekipi i “Most” ka paraqitur se është hedhur një material para vendvotimit.

Ndërkohë, në Komunën e Studeniçanit, gjatë hapjes së vendvotimit, Këshilli Zgjedhor ka vërjetur se mungon një listë zgjedhore dhe rastin e ka paraqitur në Komisionin Komunal Zgjedhor.