|
|
Tuesday, 21 February 2012 18:30
Ndjeni sikur keni mbetur në të njëjtin stil për një kohë të gjatë? Nëse po, atëherë kjo është shenja më e fortë që do të thotë se ju duhet të ndryshoni stilin tuaj.
Nëse po planifikoni të bëni një ndryshim radikal, mënyra më e mirë për t’ia nisur është që veshjet tuaja t’i ktheni në veshje më pikante, në mënyrë që të mos të duken zakonshme.
Duhet të provoni aksesorë të ndryshëm, kjo është mënyra më e lehtë për të ndryshuar sado pak veshjen tuaj. Edhe pse shumë nga ju mund ta kenë provuar këtë trik, mund ta provoni sërish me disa aksesorë të një stili tjetër. Një stil ndryshe i aksesorëve tuaj, mund ta ndryshojë rrënjësisht pamjen.
Guxoni me ngjyrat dhe me makijazhin. Mos qëndroni besnike e vetëm një ngjyre, pasi nuk do të jetë gjë e mirë për look-un tuaj. Makijazhin mundohuni që ta përshtasni me veshjet tuaja. (LajmeShqip.com)



