Lajme Shqip e Hënë, 09 Korrik 2012 21:00

Tiranë – Në fondin e etnografisë në Qendrën e Studimeve Albanologjike është zbuluar së fundi flamuri i shoqërisë “Drita” në Bukuresht, që i përket vitit 1884.

Ky zbulim i është nënshtruar një studimi të mirëfilltë nga studiuesja dhe përgjegjësja e arkivit Etnografik, Ariola Prifti dhe tashmë ai do të ketë edhe një kartelë historie të tij.
Flamuri është i realizuar nga dy fletë pëlhura mëndafshi dhe gjendja e tij është relativisht e mirë, ndërkohë që për sa i përket dekoracionit ka disa ndryshime, gjë që tregon se ky është një variant i tij. Mbishkrimi mbi flamur  është me gërma latine.

Ky flamur është i lidhur ngushtë me jetën kulturore të mërgatës së Bukureshtit, e cila ka dhënë një kontribut të çmuar në themelimin e shtetit shqiptar. Flamuri është me një gjatësi 158 cm dhe gjerësi 117 cm. (LajmeShqip.com)