Lajme Shqip Monday, 02 November 2015 10:52

Listës me mbi 20 çmime në festivale ndërkombëtare, me të cilat është shpërblyer deri më tani filmi që shpërfaq një pjesë nga realiteti i luftës së fundit në Kosovë, i është shtuar edhe një trofe nga Franca.

Filmi ‘Tri dritare dhe një varje” ka marrë çmimin e kritikës (Prix de la Critique) në festivalin “Cinemed” që ka realizuar edicionin e 37-të në Montpellier, shkruan sot Koha Ditore.

Përveç çmimit të kritikës, filmi me regji të Isa Qosjes dhe skenar të Zymber Kelmendit, nga Radio “Nova” e Parisit e ka siguruar reklamimin në rast të distribuimit të tij në Francë.

Festivali, i themeluar më 1979 nga një grup entuziastësh të kinematografisë të udhëhequr nga përfaqësuesit e një klubi filmi në Montpellier, sipas përshkrimit në ueb faqen zyrtare, ka për qëllim “të ofrojë njohuri rreth kinematografisë së zonës së Mesdheut, asaj të Detit të Zi, Portugalisë dhe Armenisë”