Lajme Shqip Wednesday, 21 October 2015 13:23

13 dhe 14 nëntori do të jen datat e rezervuara për edicionin e nëntë më radhë të Festivalit të Filmit të Shkurtër SWIKOS, i cili tash e tetë vite mbahet në Bazel të Zvicrës. Në këtë edicion janë përzgjedhur katërmbëdhjetë filma  të cilët do të jenë në garën zyrtare të këtij festivali.”SWIKOS“ është festivali shqiptaro-zviceran i filmit të shkurtër, i cili për të nëntën herë mblodhi bashkë sërish në Bazel të Zvicrës regjisorë, skenaristë dhe producentë filmash nga Kosova, Zvicra, Gjermania dhe Franca.

Nata e parë e Festivalit të Filmit të Shkurtër SWIKOS, e që është 13 nëntori, do të filloj me filmin “Steinzeit” me regji të Mirjam Zimmermann, për tu pasuar nga filmi “Kali” me regji të Alban Ukaj dhe Yll Çitakut, filmi i tretë, i mbrëmjes së parë i cili do të shfaqet do të jetë filmi “Irland” me regji të Piet Baumgarter, më pas do shfaqet filmi  “Leonardo” nga Ilir Hasanj, “Breath” me regji të Artur Gorshit, “Luftschloss” me regji të Olga Dinnikova, dhe filmi i fundit i natës së parë është filmi “Da nicht fur” nga Martina Plura.

Ndërsa filmi që do të hapë natën e dytë të këtij festivali do të jetë filmi “Kanarinat e dinë” me regji të Kaltrina Krasniqit, më pas do jetë filmi “Schuld und Schuld” nga Viviana Andereggen, “Tanking the Dog Out” me regji të Felix Herger, “Feuerkind” me regji nga Julia Neuhaus, Sven Pahi dhe Tabias Rosen, “Një pikë gjaku” i regjisorit Bekim Guri, “Gegenuber” nga Sarah Bellin dhe filmi i fundit që do të shfaqet për këtë edicion të Festivalit të Filmit të Shkurtër Swikos, do të jetë filmi “Shok” nga regjisori Jamie Donoughe.Festivali ka karakter garues dhe çmimet që do të ndahen janë: Filmi më i mirë, aktori më i mirë, regjisori më i mirë, kamera më e mirë, editimi më i mirë dhe çmimi i publikut.

Në këtë festival për dy ditë u prezantuan 14 projekte filmike, tre prej të cilave janë të regjisorëve kosovarë, gjashtë janë të atyre zviceranë, tre prej tyre nga Gjermania dhe një film në kooproduksion ne mes Kosovës dhe Francës.Edicionin e sivjetmë të festivalit  do ta sponsorizojë Ministria e Kulturës dhe Ministria e Diasporës e Republikës së Kosovës./KultPlus.com