Lajme Shqip Monday, 15 April 2013 18:20

Prishtinë – Tony Blair është dhe mbetet hero për këtë vend dhe për lirinë tonë. Kështu u tha të dielën në ceremoninë e promovimit të ditarit te këshilltarit të ish kryeministrit britanik Toni Bler, Alastair Campbell “Vitet me Tony Blair”.

Ky libër u cilësua si shumë i ndjerë për shqiptarët, e veçanërisht për popullin e Kosovës, pasi që në qendër të tij ka një figurë shumë të dashur, njeriun i cili në momentet më të vështira të historisë në luftën e Kosovës, ishte zëri i perëndimit dhe aleancës së NATO-s.

Henri Çili, botues dhe administrator në Universitetin Evropian të Tiranës, tha se kontakti me këtë libër ka qenë një surprizë dhe se përkthimi në shqip është diçka e veçantë.

“Zoti Campbellështë një emër i lidhur me shqiptarët , pothuajse në rangun e atyre figurave të rëndësishme të perëndimit të sotëm, i cili në një mënyrë apo tjetër u takuan në njërën prej çështjeve të tyre të rëndësishme dhe në çështjen e pavarësisë së Kosovës dhe fushatës së bombardimeve në Kosovë dhe në përgjithësi të çështjes shqiptare. Prandaj prania në shqip e këtij libri, jo vetëm i shërben gjithë profesionistëve të komunikimit dhe politikës të gazetarisë, studiuesve, politikologëve, por në një far mënyre është një kuriozitet dhe nevojë, që ne ta njohim atë se si ka funksionuar një pjesë shumë e rëndësishme e historisë sonë si shqiptar”, pohoi ai.

Ndërsa, publicisti Baton Haxhiu, pohoi se heroi i tij, por dhe i gjithë Kosovës dhe popullit të saj, mbetet Tony Blair.

“Për shumë njerëz të Kosovës Bill Klinton është njeriu i cili ka bërë të tërën dhe është hero i gjithë neve. Por për mua personalisht, për faktin që ka përjetuar të gjitha me ekipin që ka qenë në Kosovë, unë ndryshojë nga gjithë ata që kanë përjetuar lirinë, se heroi im për këtë vend dhe për lirinë tonë është Tony Blair”, pohoi Haxhiu.

Ndërkaq, Alastair Cambpell, autor i librit “Vitet me Tony Blair”, tha se ka shumë gjëra që duhet të bëhen në Kosovë, por dhe se është arritur progres ai madh. Ai po ashtu ka folur dhe për momentin kur ka kaluar kufirin me Shqipërinë , e i cili i kishte kujtuar shumë vite më parë, kur në atë pjesë me mijëra njerëz shpërnguleshin nga Kosova atje.

“Nëse ecim nëpër Prishtinë ka shumë gjëra të cilët duhet të punohen. Por kur kalova kufirin me Shqipërinë ditë më parë, unë reflektova se herën e fundit kur isha në atë kufi ishin mijëra njerëz të cilët po shpërnguleshin dhe kjo nuk është edhe aq larg. Është ndjenja sikur ka kaluar shumë kohë por historikisht është afër dhe tashmë e keni shtetin e pavarur. Kemi disa probleme me njohjet të Bashkimin Evropian dhe në disa shtete tjera, por shumica e vendeve e kanë njohur Kosovën si të pavarur dhe ky është një progres i madh”, tha Campbell.

Ndryshe, përkthimin në shqip të librit të këshilltarit të ish kryeministrit britanik Toni Bler Alastair Campbell “Vitet me Toni Blair”, e ka bërë Universiteti Evropian i Tiranës. (K.P/LajmeShqip.com)