Lajme Shqip Saturday, 11 June 2011 17:31

Tiranë – Një ekspozitë lidhur me kontributin e madh të shqiptaro-amerikanëve dhe të SHBA-ve në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës do të çelet pasditen e së dielës, në Muzeun Historik Kombëtar.

“Amerika për Kosovën” ka si qëllim të ekspozojë një koleksion me vlera për historinë më të re të Kosovës, si një mënyrë mirënjohjeje e Muzeut Kombëtar të Kosovës ndaj Amerikës.

Ekspozita do të përmbajë eksponentë të emrave më të shquar të Amerikës, liderë botërorë që kanë ndihmuar Kosovën, si Presidenti Klinton, Presidenti Bush, Sekretarja e Shtetit Ollbrait, ish Komandanti i Përgjithshëm i NATO-s, Clark, Kongresmani Eliot Engel, Senatori Bob Dole, Ambasadorin William Walker, etj.

Ky projekt filloi muaj më parë si një nismë e Arbër Hadri, drejtor i Muzeut të Kosovës, Naim Dedushaj, drejtor i zyrës për çështje jorezidente, dhe Riza Sadikut, bashkëpuntor profesional i Muzeut të Kosovës.

Ekspozita organizohet nga Ministria e Diasporës së Kosovës, Muzeu i Kosovës, Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sporteve të Kosovës, në bashkëpunim me Muzeun Historik Kombëtar të Shqipërisë.