Lajme Shqip Friday, 10 June 2011 18:02

Tiranë – Ka nisur puna për përpilimin e dosjes së Eposit të Kreshnikëve, i cili është nominuar nga Komiteti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore, për të qenë pjesë e UNESKOS.

Drejtori trashëgimisë shpirtërore në MTKRS, Olsi Lafe thotë se aktualisht po bëhet përkthimi i formularëve. Dosja duhet të jetë e kopsitur në mars të 2012-ës. Shqipëria dhe Kosova do të prezantohen në një dosje.