Lajme Shqip Wednesday, 15 June 2011 14:32

Tiranë – Artistë të Teatrit Kombëtar kanë dhuruar gjak ditën e sotme, duke i’u bashkuar thirrjes së “Kryqit të Kuq Shqiptar”.

Aktorët Mehdi Malkaj, Vasjan Lami, Eriona Kakeli, Adonis Filipi, etj, si dhe drejtori i Teatrit Kombëtar, Kristaq Skrami dhuruan gjak mëngjesin e ditës së sotme, në çadrat e vendosura pranë “Tajvanit”.

Artistët transmetuan mesazhin e sensibilizimit për të gjithë ata që kanë mundësi të dhurojnë gjak. Sipas tyre, dhurimi i gjakut është një burim shprese për jetën.

Ditën e djeshme ishte Dita Botërore e Dhuruesit të Gjakut që i kushtohet dhuruesve të gjakut, si dhe rritjes së ndërgjegjes për të pasur sa më tepër dhurues vullnetarë të gjakut.