Lajme Shqip e Diel, 22 Korrik 2012 19:03

TiranëPresidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi i ka akorduar aktorët Bujar Lako e Timo Flloko me Urdhrin “Mjeshtër i Madh”.

Motivacioni ka qenë i njëjtë për të dy emrat e nderuar: “Aktori i shquar i teatrit dhe kinemasë, i cili me një interpretim mjeshtëror dhe origjinalitet realizoi role të rëndësishme që kanë hyrë në fondin e çmuar të artit shqiptar, me një komunikim të fuqishëm në skenë dhe ekran, çka e ka bërë atë një artist shumë të dashur për publikun”. (LajmeShqip.com)