Lajme Shqip Monday, 21 November 2011 18:30

Mjaft njerëz shfaqin shqetësime të ankthit dhe veçanërisht mosha e parë adulte që përkon me moshën 20 vjeçare, por duhet thënë se këto shqetësime përfshijnë edhe moshat e tjera.

Gjatë momentit që njerëzit përjetojnë ankth, frikë, kjo gjë nëse është në nivele të larta mund të shoqërohet me një seri simptomash si:

-Vështirësi në frymëmarrje
-Gjendje të ftohti ose të nxehti
-Rrahjë të shpejta zemre ose rëndim zemre
-Mpirje ose mornica

-Ndjenjë mbytjeje
-Ndjenja jo të vërteta të përgjithshme
-Djersitje
-Marrje mendsh, të fikët
-Dridhje
-Frikë nga vdekja
-Të vjella ose shqetësime të tjera trupore/fiziologjike
-Frikë nga humbja e kontrollit ose frikë se mos çmendesh
-Dhimbje kraharori apo gjendje jo rehatie

Nëse vërehen këto simptoma kemi të bëjmë me një rast të pastër çrregullimi të ankthit.

Më konkretisht me një çrregullim paniku i cili në shumicën e rasteve është i shoqëruar me agorafobi ose me ndonjë fobi specifike si psh fobi sociale. (LajmeShqip.com)