Lajme Shqip Thursday, 02 June 2011 13:26

Shkup – Në Venecie, sot, solemnisht do të hapet Pavijoni i Maqedonisë në kuadër të Bienales artistike të 54-të internacionale veneciane, që do të mbahet prej 4 qershorit deri më 27 nëntor.

Përfaqësuesit e sivjemë të Maqedonisë – Galeria Kombëtare e Maqedonisë me grupin “Zero” dhe projektin “Dosja Maune” dhe Qendra për kulturë “Marko Cepenkov” – Prilep me projektin “Kërcim” të skulptorit Zharko Basheski, do t’i ekspozojnë veprat e tyre në pallatin Pesaro Papafava.

Siç njoftoi Ministria resore, në hapje do të ketë fjalim sekretari shtetëror në Ministrinë e Kulturës Darko Stefanovski, si dhe Maja Kërstevska drejtoreshë e Galerisë Kombëtare të Maqedonisë, komisare kombëtare e njërit prej dy projekteve dhe Amon Bajramovski konsull i përgjithshëm i Republikës së Maqedonisë në Venecie. Është paraparë edhe performim muzikor i grupit “La Koloni volvoks”.

Republika e Maqedonisë për herë të nëntë prezantohet në Bienalen prestigjioze për art në Venecie, temë e të cilit këtë vit është “Iluminimet”.