Lajme Shqip Friday, 03 June 2011 10:07

Shkup – Asnjë artistë apo shoqatë kulturore-artistike shqiptare nga Maqedonia nuk është e ftuar nga Ministria e Kulturës në ceremoninë e hapjes së pavijonit maqedonas në kuadër të Bienales së 54 ndërkombëtare të artit në Venecia. Ministria e Kulturës ka bërë të ditur se në këtë manifestim prestigjioz do të ketë mundësi për promovimin e kulturës dhe artit maqedonas, para vendeve pjesëmarrëse nga e gjithë bota. Në këtë ngjarje me shumë aktivitete artistike që do të fillojë nga 4 qershori e deri më 27 nëntor, në kuadër të shumë aktiviteteve do të bëhet promovimi i kulturës dhe vlerave kulturore e artistike të Maqedonisë, ndërsa pa pjesëmarrjen e ndonjë artisti apo vepre artistike shqiptare.

Sivjet marrin pjesë Galeria Kombëtare me grupin “Zero” dhe projektin “Dosie Shleper”, Qendra për Kulturë “Marko Cepenkovs nga Prilepi. Në hapjen e ceremonisë do të marrë pjesë sekretari shtetëror i Ministrisë së Kulturës Darko Stefanovski. Në kuadër të aktiviteteve është paraparë edhe prezantimi i grupit “La Koloni Volkovs”.