Lajme Shqip Monday, 07 September 2015 15:55

 “Jam lodhur duke bërë vetëm postime sociale mbi ankthin që po e përjetoj kur shoh pamje të tilla. Po e nisim këtë projekt si diçka të vogël, me shpresën se më shumë njerëz do të na bashkohen” pohon autori.

Në vetëm 24 orë, një iniciativë për të mbledhur para për refugjatët sirianë ka rezultuar në rreth 200 mijë dollarë. Iniciativa është nisur nga shkrimtari për fëmijë Patric Ness, ndërsa janë bashkuar edhe Jojo Moyes e John Green.

Shkrimtarë të tjerë kanë donuar paratë e tyre ose kanë bërë që paratë nga shitja e librave të shkojnë në llogarinë për të mbështetur refugjatët nga Siria në tmerrin në të cilin ata po jetojnë. Të tjerë kanë bërë apel që edhe lexuesit e tyre të japin para.

 

“Jam lodhur duke bërë vetëm postime sociale mbi ankthin që po e përjetoj kur shoh pamje të tilla. Po e nisim këtë projekt si diçka të vogël, me shpresën se më shumë njerëz do të na bashkohen” pohon autori.

Refugjatët sirianë janë duke kërkuar një jetë më të mirë në pjesë të ndryshme të botës. Pritet që Britania e Madhe të dalë me deklaratë se do ta rrisë numrin e refugjatëve që lejohet të hyjnë në këtë shtet.