Lajme Shqip Saturday, 13 October 2012 09:20

TIRANË – Pas një mungese rreth 2 vjeçare aktori Roland Trebicka i rikthehet skenës së Teatrit Kombëtar.

Trebicka pritet të duartrokitet nga publiku për interpetimin e tij në dramën “Endrra e Ismail Qemalit”, me regjisor Spiro Dunin, që do të vihet në TK, në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë. Aktori rikthehet me një rol kryesor, atë të Seit Beut, një personazh i krijuar nga autorit i veprës Bashkim Kozeli. “Ky eshtë një rol i privilegjuar për mua pasi nuk luaj një figurë historike dhe nuk do të thonë i ngjau apo ajo atij”, tha Trebicka, duke shtuar me humor se nuk do të jetë një rol që i ngjan atij të Jovan Bregut, siç shpesh i kanë krahasuar rolet e tij në skenë.

Rreth dy vite më parë kolegët e Trebickës, por edhe publiku shqiptar, u trondit prej lajmi se aktori vuante nga një sëmundjeje e rëndë për të cilën u kurua në një spital të specializuar në Francë. Aktori u detyrua të linte në mes punën për veprën që po vihej në TK, “Një tablo absurde”, e regjisorit Milto Kutali. Rikthimi në skenë i Roland Trebickës konsiderohet si fat nga kolegët e tij, po ashtu edhe për publikun që e ka ndjerë mungesën e tij në skenë.(LajmeShqip.com)