Lajme Shqip Saturday, 11 February 2012 00:20

Ka përfunduar pas 17 javësh, emisioni i talenenteve në Top Channel, duke nxjerrë kështu edhe fituesen. Është Rina  ajo që ka triumfuar në edicionin  e parë të “The Voice of Albania”. Rina ka qenë pjesë e ekipit të Alma Bektashi . Ajo është shprehur e lumtur që ka fituar këtë garë. Marsela, pasi që ishte kthyer nga Italia për t’u bërë pjesë e “The Voice”, me fitimin e kësaj gare ka përfituar edhe një kontratë dy vjeçare me kompaninë diskografike “Universal” në Athinë.

E dyta ka dalë Marsela që ka qenë pjesë e ekipit të Elton Dedes, ndërsa dy finalistët e tjerë që janë renditur në vendin e tretë dhe të katërt janë Lundrimi dhe pesëmbëdhjetë vjecarja Enrika.

Përndryshe nata finale ka qenë jashtëzakonisht interesante dhe më përplot muzikë e zë nga këngëtarët. Sipas organizatorëve “The Voice of Albania” edicioni i dytë do të nisë së shpejti. (LajmeShqip.com)