Lajme Shqip e Mërkurë, 18 Korrik 2012 18:39

Gjirokastër - Turistët që vizitojnë rrethin e Gjirokastrës, janë edhe ndër blerësit kryesorë të prodhimeve artizanale në gjilpërë, dru dhe gur, por edhe në lesh dhe hekur.

Artizania gjirokastrite Vjollca Mezini thotë se turistë kanadezë, amerikanë, gjermanë, italianë, etj, janë jo vetëm vizitorë të objekteve monument kulture, por edhe të dyqaneve artizane të qëndrës historike të Gjirokastrës.

Sipas saj, turistët e huaj pëlqejnë shumë prodhimet artizane të punuara me dorë si tantella, perde, mbulesa tavolinash,  qilima, sixhade, etj., të realizuara në mënyrë tradicionale.Ajo shton se vizitorët e huaj shpesh çuditen me mënyrën e thjeshtë të realizimit të këtyre punimeve dhe shprehin konsiderata të larta për artizantët e talentuar të qytetit të Gjirokastrës. 

Ludmilla Bajo, përgjegjëse e qëndrës artizanale në Gjirokastër, pohon se megjithë krizën ekonomike, turistët e huaj janë të interesuar për blerjen e punimeve artizane, madje ata janë blerësit kryesorë të këtyre punimeve. Sipas Bajos, këto ditë njësitë e prodhimit artizan janë të mbushura me turistë, të cilët nuk largohen pa blerë diçka të prodhuar nga mjeshtrat gjirokastritë. 

“Dyqenet e qëndrës historike vizitohen çdo ditë nga më shumë se 100 turistë”, thotë Bajo, duke nëvizuar se punimet artizane të Eli Zhulatit në gjilpërë, grave të Antigonesë në lesh, Muhedin Makriut në gur, Anastas Petridhit në dru dhe majft të tjerëve, po përhapin në botë vlerat më të mira artizane të qytetit të Gjirokastrës. (LajmeShqip.com)