Lajme Shqip Monday, 31 August 2015 15:43

Këto skica janë publikuar fillimisht në vitin 1909 nga Gottfried Sieben për të treguar tmerret e përdhunimit në Ballkan.

Ato janë ripublikuar tashmë pa censurë.

Sipas portalit Newsbomb.al, bëhet fjalë për ushtarë turq, që përdhunojnë vajzat e Ballkanit, mes tyre edhe vajza shqiptarë.

Ndërkohë historiani Arben Llalla thotë se ushtarët nuk janë vetëm turq, por ata janë osman, ku mund të ketë edhe grekë, shqipatarë, kurd, vlleh, armen, sllavë, etj.

“Këto vizatime të autorit Gottfried Sieben (1856-1918) janë botuar me titullin Mizoritë në Ballkan-‘Balkangreuel’ unter dem. Por këto vizatike erotike janë frymëzim nga udhëtimet e tij në Rusi, Kaukaz dhe Bllkan, ka thënë Llalla.

Ai më tutje konkludon se një nga këto përdhunime mund të ketë ndodhur në Bosnje.

“Nga vështrimet që bëra erdha në përfundimin se nga veshjet kemi 3 kategori, në njërën vizatim mund të themi se bëhet fjalë nga ushtar me veshje kombëtare shqiptare, në disa me veshje ushtarke osmane-turke dhe në disa me veshje sllave. Nga kërkimet mësova se disa përdhunime kanë ndodhur në Bosnjë, njëra duket në territoret ku është shkruajtur greqisht”, ka thënë Llalla.