Lajme Shqip Friday, 24 June 2011 11:01

Prizren – Prizreni si qytet i vjetër dhe multi-kulturor, viteve të fundit është duke e marrë epitetin e një qyteti turistik dhe kulturor me rëndësi të veçantë për Kosovën dhe regjionin. Pozita gjeografike, qyteti i vjetër me objekte të veçanta të trashëgimisë kulturore dhe ngrohtësia e banorëve të tij, e bën vend ideal për krijimin e epiqendrës kulturore dhe turistike të Kosovës.

Në vazhdën e këtij mendimi dhe nevojës për krijimin e ngjarjeve kulturore, të cilat do ta pasurojnë qytetin, është iniciuar organizata N’GO, e cila është e përbërë nga individë të cilët janë aktiv në jetën shoqërore dhe kulturore të Prizrenit dhe Kosovës. Projekti i parë i cili do të realizohet nga N’GO është festivali i muzikës dhe i aktivizmit, i cili do të ndodhë më 24-26 qershor, 2011.

Festivali i cili ka për qëllim të inkuadroj të gjithë qendrën e Prizrenit në tingujt e muzikës, do të ketë gjithsej 50 orë program muzikorë, që do të ndahet në tri skena të ndryshme:

Në skenën në Shadërvan, ku do të performojnë bende pop dhe rock nga Kosova dhe rajoni si: Genc Salihu, Bojken Lako, Jericho, Shpat Deda, 403, Kuarteti Pentagram, Offchestra, Ethnically Plugged, Gipsy Groov, Kthjellu e Alban Nimani.

Në skenën në parking buzë lumit do të performojnë bende alternative dhe punk: The Freelancers, The Glasses, Conquering Lion, Sarkofuck, Gillespie, Alley Sin, Bud Pets, Pinkmetal, Noise Seeds, Impurita, The Frames, Me t’njofshë, MadGo.

Në skenën në Marash do të performojnë Dj nga Kosova dhe bota: DJ Ëiggi, Deejaysaurus, Vas, Ëish.ko, Pass-N-G-R, Tolis Q, Toton (laus music), Sabb, Dark Angel, Jim Rivers (Intec, UK), Likatek (Episode).

Një skenë tjetër për adhuruesit e muzikës elektronike është krijuar në Kej buzë lumit, ku do të performojnë: Da Lil, Roots Raid, Filip Motovunski, Son of Beat & Japan.

Gjithashtu, si pjesë e festivalit, studentët e shkollave të mesme nga e gjithë Kosova do të performojnë në ambientet e Hamamit të qytetit. Gjatë festivalit do të organizohet edhe aktiviteti i pastrimit të lumit të qytetit nga vullnetarët e Ngom-it si dhe mbjellja e fidaneve në pjesë të ndryshme të qytetit, të cilat do të marrin emrin e artistëve pjesëmarrës të festivalit.