Lajme Shqip Tuesday, 28 June 2011 22:21

Prishtinë – Në Prishtinë sot në mbremje u organizua koncerti memorial “Kosova per Japoninë”, nën përkujdesjen e Presidentes së Republikës, Atifete Jahjaga, organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ministria Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Në shenjë solidariteti dhe në nderim të viktimave të tërmetit të madh që para pak muajsh ka goditur Japoninë, Filarmonia e Kosovës dha një koncert me motive japoneze.

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, tha se “jemi këtu të shprehim solidarizimin dhe të bashkëndjejmë dhimbjen me popullin japonez dhe me Qeverinë e këtij vendi mik”. “Populli i Kosovës e çmon shumë miqësinë dhe solidaritetin sepse vet ka kaluar nëpër momente të vështira dhe ne posaçërisht e kujtojmë me mirënjohje përkrahjen e Japonisë për shtetin e Kosovës, për rindërtimin, demokracinë dhe zhvillimin e vendit tonë”, theksoi Presidentja.

Ajo shtoi se “koncerti i sotëm është jo vetëm në ndihmë të atyre që i kanë vuajtur pasojat e tërmetit të pamëshirshëm, por edhe ripohim i vlerave universale të lirisë, paqes, pranimit dhe harmonisë ndërmjet popujve”.
“Në emër të Republikës së Kosovës dhe të qytetarëve të saj, i dërgojmë edhe një herë ngushëllimet tona më të sinqerta për viktimat e cunamit, dhe e shprehim solidaritetin me miqtë tanë japonezë”, përfundoi Presidentja Jahjaga.