Lajme Shqip e Premte, 27 Korrik 2012 14:30

Korçë – Zbulohet një shpellë me piktura shkëmbore prehistorike në zonën e Prespës së Madhe, në Korçë.

Mësohet se në shpellë janë zbuluar 27 piktura murale me figura njërëzore, që sipas specialistëve datojnë në periudhën e Neolitit. 

Ndërkohë specialistët ndodhen në vendin e ngjarjes dhe pritet të japin detaje të tjera rreth këtij zbulimi të rëndësishëm. (LajmeShqip.com)