Lajme Shqip Monday, 19 October 2015 15:27

UNESCO-ja e ka aprovuar kërkesën që të dërgojnë paqeruajtësit e Kombeve të Bashkuara, apo siç njihen “Blue Helmets” në vendet e trashëgimisë kulturore për t’i mbrojtur ato nga sulmet e militantëve islamikë.

 “UNESCO-ja u ka thënë po, helmetave të kaltra kulturore”, ka thënë ministri i Kulturës i Italisë, Dario Franceschini, tek ka shtuar se 53 shtete e kanë votuar këtë kërkesë pas shkatërrimit të vendeve kulturore nga grupet e Shtetit Islamik, duke i përfshirë edhe ato në Palmyra në Siri, shkruan sot Koh Ditore.

“Duke u përballur me sulme terroriste të ISIS-it dhe me imazhe të tmerrshme të Palmyra, komuniteti ndërkombëtar nuk mundet vetëm të rrijë dhe të shikojë”, ka thënë Franceschini. Ai po ashtu ka thënë se anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit e kanë mbështetur këtë ide.

Paqeruajtësit e Kombeve të Bashkuara, të njohur për nga helmetat e tyre të kaltra, do të jenë në gjendje të përfitojnë nga ekspertiza italiane dhe e policisë për trashëgimi, “ata që kanë bërë trajnime misionare në mbarë botën”.

Qëllimi i kësaj ideje është që “vendet e rëndësishme në rrezik nga sulmet terroriste, ose në zona të luftës, apo të shkatërruara nga fatkeqësitë natyrore, komuniteti ndërkombëtar të jenë në gjendje të dërgojë ‘Helmetat e kaltra’ për t’i mbrojtur apo për t’i shpëtuar para se të shkatërrohen”.

Franceschini u ka bërë ftesë Kombeve të Bashkuara që “menjëherë të definojnë aspektet operacionale për këtë task forcë ndërkombëtare”.

ISIS-i ka marrë nën kontroll Palmyran në maj dhe ka shkatërruar disa nga vendet më të çmuara të trashëgimisë kulturore të cilat janë pjesë e listës së UNSESCO-s.

Militantët islamikë kanë bërë kampanja të vazhdueshme për shkatërrimin e vendeve të trashëgimisë kulturore, dhe kanë marrë nën kontroll zona të veçanta në Siri dhe Irak, duke përfshirë vendet si Hatra, Nimrud dhe Khorsabad në Itak. Militantët islamikë po ashtu akuzohen se janë prapa sulmeve në dhjetë monumente religjioze e historike nën mbrojtje të UNESCO-s në qytetin Timbuktu në Mali.