Lajme Shqip Thursday, 29 October 2015 13:29

Ndërkaq, në Peshkopi hapet ekspozita me piktura e piktorit, Zaim Elezi, dhe “Panairi i librit të autorëve që kanë shkruar për Dibrën” dhe “Libri i autorëve dibranë”, të dyja këto do të mbyllen pas përfundimit të festivalit “Oda dibrane”.

Nata e parë e Festivalit tradicional të Këngës “Oda dibrane”, që këtë vit mbahet për të 21 herë me radhë, do të fillojë në Dibër, sonte, në orën 19:00, ndërkaq paradë e veshjeve kombëtare, gjegjësisht parakalimi, do të bëhet në rrugën kryesore të Dibrës, në orën 17:00. Në këtë event marrin pjesë ansamble nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Presheva dhe Maqedonia.

Hapjen e këtij festivali do ta bëjë kryetari i Komunës së Dibrës, Ruzhdi Lata, dhe kryetari i Bashkisë së Peshkopisë, Shukri Xhelili. Festivali i Këngës Folklorike dhe Alegorisë “Oda dibrane” do të vazhdojë edhe për dy net të tjera në qytetin e Peshkopisë.

Ndërkaq, në Peshkopi hapet ekspozita me piktura e piktorit, Zaim Elezi, dhe “Panairi i librit të autorëve që kanë shkruar për Dibrën” dhe “Libri i autorëve dibranë”, të dyja këto do të mbyllen pas përfundimit të festivalit “Oda dibrane”. “Oda dibrane” në gjuhen popullore simbolizon dhomën e pritjes së mikut, ajo është simbol i vatrës së besës e bujarisë, qëndresës e trimërisë shqiptare.