Lajme Shqip Wednesday, 15 June 2011 09:00

Nju-Jork – Drejtoresha e përgjithshme e UNESKO-s, Irina Bokova u bëri thirrje NATO-s dhe forcave libiane të Moamer Gadfit që ta ruajnë trashëgiminë kulturore të Libisë.

Në kumtesën e djeshme, Bokova u bën thirrje palëve, të cilat marrin pjesë në konfliktin e armatosur në Libi, të sigurojnë mbrojtjen e objekteve të cilat gjenden në listën e trashëgimisë kulturore botërore, siç janë qendra historike e qytetit Gadames në pjesën veriperëndimore të Libisë dhe mbetjet nga qyteti romak Leptis Magana.

Sipas mediave, Gadames, i cili quhet edhe “margaritari i shkretëtirës”, javën e kaluar ka qenë cak i sulmeve altilerike nga ana e forcave qeveritare. Gjithashtu, NATO nuk e përjashton mundësinë ta bombardojë Leptis Magana, që gjendet në lindje të Tripolit dhe ku gjoja gjenden depot e armëve të ushtrisë së Gadafit.

Në Libi gjenden pesë objekte, të cilat sipas vendimit të KB-së, janë inkuadruar në listën e Trashëgimisë kulturore botërore.