|
|
e Shtunë, 08 Shtator 2012 13:30 Tiranë – Sipas faqes zyrtare të “The Albanian Cinema Project” (“Projekti i kinemasë shqiptare), tre kuti me filmi origjinal në 35mm dhe 35mm me elementet oprike kanë mbërritur në datën 4 shtator në Colorlab.
Sipas Arkivit Qëndror Shtetëror të Filmit, “Nëntori i dytë” u përzgjodh në lidhje me 100- vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë dhe është pjesë e projektit të Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit me “The Albanian Cinema Project”, lançuar me bashkëpunimin e ngushtë të këshilltares së Arkivit, Regina Longo.
“Shpresojmë që filmi i restauruar do të bëj xhiron e teatrove dhe në bashkëpunim edhe me AQSHF-në të dalë edhe në DVD për përdorim personal”, thuhet në faqen zyrtare të projektit . Kjo do të jetë hera e parë që filmit “Nëntori i dytë” që do të ketë një audiencë ndërkombëtare falë përkthimit me titra në gjuhën angleze. Ndërkohë tashmë përkthimi është drejt fundit. Filmi i restauruan do të shfaqet më pas në edicionin e parë të “Festivalit të Arkivave” që do të mbahet në 7-9 dhjetor të këtij viti në Seattle, të Amerikës.
“Para se puna e titrimin të fillojnë, teknikët e Colorlab kanë shumë për të bërë për të inspektuar, riparuar dhe përgatitur elementet origjinale të prodhimit për një restaurim të plotë”, thuhet në faqen zyrtare të “The Albanian Cinema Project”.
Filmi trajton një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë së popullit shqiptar, shpalljen e Pavarësisë së kombit shqiptar. Personalitetet më të famshëm të kombit të udhëhequr nga patrioti Ismail Qemali pas shumë pengesash arrijnë të ngrenë flamurin shqiptar dhe të shpallin kështu Pavarësinë e Shqipërisë në Vlorë në 28 Nëntor 1912. “Nëntori i dytë” është një film shqiptarë i prodhuar në Shqipëri në vitin 1982, me regji nga Viktor Gjika.
Ruajtja e materialeve filmike origjinale është një nga problemet e njohura tashmë për Arkivin Qëndror Shtetëror të Filmit, i cili ka humbur tashmë përgjithnjë një pjesë të filmave të xhiruar përpara vitit 1929. Temperaturat mjaft të larta shkaktuan myshk si dhe sindromën uthull, dy dukuri që shkatërrojnë shiritat filmik.
Në bashkëpunim me “The Albanian Cinema Project”, do të përzgjidhen disa filma, përfaqësues të kinemasë shqiptare të cilët njëkohësisht të përmbajnë vlera të ngjarjeve historike nëpër të cilat ka kaluar Shqipëria, për të prodhuar një kopje të restauruar e të subtitruar në anglisht.
Kopjet e restauruara në 35 mm do të jenë pjesë e programeve kulturore brenda dhe jashtë vendit, me qëllimi që publiku i huaj të njihet me kinemanë e vjetër shqiptare e cila është ende pak e njohur në botë. (LajmeShqip.com)