Lajme Shqip Monday, 02 November 2015 16:24

Një mijë vjet nga vdekja e Shën Vlladimirit (970-1016) do të shënohet nga 2 deri më 4 qershor të vitit të ardhshëm në Mal të Zi, Shqipëri dhe Maqedoni me një sërë solemnitetesh, transmeton ul-indo.

Projekti, siç shkruan “Pobjeda”, është quajtur “Vlladimir dhe Kosara, 1000 mijë vjet dashuri”.

Sipas fjalëve të njërit nga ideatorët e projektit, regjisorit Sllobodan Millatoviq, bëhet fjalë për pelegrinazh regjisorial. “Rreth 150 pjesëmarrës do të udhëtojnë me tre autobusë dhe do të vizitojnë lokalitetet e lidhura me Shën Vlladimirin: Prespën, Ohrin, Strugën në Maqedoni, Elbasanin, Durrësin dhe Tiranën në Shqipëri, si dhe Tivarin, Katërkollën, Shasin, Krajën dhe Ruminë në Mal të Zi”, tha ai duke theksuar se kulti i Shën Vlladimirit dhe zakoni i çuarjes së kryqit dhe gurëve në maje të Rumisë paraqet një nga ngjarjet më të rëndësishme historike dhe mitologjike në Ballkan.