|
|
e Enjëte, 12 Korrik 2012 21:00 Uashington - Janë të mundshme ndryshime katastrofike të motit deri në vitin 2020, që do të shkaktojnë vendosjen e masave të jashtëzakonshme, duke përfshirë edhe ato ushtarake, thuhet në raportin “Parashikimi për motin 2010-2020″, analizë e bërë sipas kërkesës së Ministrisë së Mbrojtjes të SHBA-së.
Ekspertët pohojnë se ndryshimet klimatike globale mund në tërësi ta destabilizojnë rendin politik të planetit. Është e mundur uri në Evropë dhe incidente të shteteve bërthamore për shkak të resurseve të ujit.
Në parashikimet, autorët Pitar Shvarc dhe Daglas Render nisen nga mundësia se për shkak ndryshimeve natyrore, oqeanet do të jetojnë nën ligje të tjera. Evropa, Azia dhe Amerika Veriore do të ngrihen, ndërsa në hemisferën jugore do të jetë edhe më ngrohtë.
Këto analiza në SHBA veçmë realizohen - në disa zona temperatura tejkaloi 40 gradë Celsius. Në Sent Luis në shtetin Misuri, temperatura arriti 46 gradë të shkallës së Celsiusit.
“Numri i fatkeqësive natyrore, siç janë të reshurat e rrëmbyeshme të shiut dhe valët e ngrohta do të jenë dukuri gjithnjë e më e shpeshtë në të ardhmen”, deklaroi eksperti rus Aleksej Kokorin. Shkak për këtë është ndikimi i njeriut mbi klimën për të cilin shkak ndodhin edhe ndryshimet klimatike.
Ekspertët vlerësojnë se gjatë 20 viteve të ardhshme për katër herë do të rritet shpeshtimi i dukurive të rrezikshme meteorologjike, thotë ai. Në këtë moment numri i situatave të këtilla në krahasim me vitin 1960 u rrit disa herë. (LajmeShqip.com)