Lajme Shqip Monday, 26 October 2015 15:24

Veshjet tradicionale në botë shërbejnë për qëllime të ndryshme. Disa shërbejnë për të kujtuar gjeneratat e më hershme, disa të tjera për kryerjen e ndonjë ceremonie fetare, ose për të shënuar ndonjë ngjarje të rëndësishme. Por, pothuajse çdo kulturë ka llojet e veshjeve që kanë më shumë kuptim se veshjet e tjera.

National Geographic ka publikuar foto të ndryshme, të cilat tregojnë ndryshimin ndërmjet popujve në veshjet tradicionale që nga viti 1913 e deri më sot, transmeton Koha.net.

Një nga fotot e publikuara është edhe ajo e veshjes tradicionale të burrave shqiptar, e cila ishte bërë në vitin 1930 në Tiranë.

Shqipëri (foto 1930)