|
|
e Enjëte, 11 Tetor 2012 14:34 Geteborg - Shkrimtari kinez, Mo Jan është fituesi i këtij viti i çmimit Nobel për Letërsi.
Këtë lajm e bëri të ditur sekretari i Përhershëm i Akademisë Suedeze, Peter Englund, gjatë ceremonisë së ndarjes së këtij çmimi, në Stokholm. “Çmimi Nobel për Letërsi, për vitin 2012, i ndahet shkrimtarit kinez Mo Jan, realizmi i të cilit ndërthurë tregimet e folklorit, historisë dhe ato bashkëkohore”, ka thënë Englund.
Mo Jan ka lindur ne 1955 ne Gaomi ne Kine dhe eshte vleresuar per nderthurjen me realizem te folkut me bashkekohoren. Faqja e basteve “Ladbrokes”, jepte si pretendentin kryesor shkrimtarin japonez Haruki Murakami, pasi ka koeficientin më të ulët nëse do të vinit bast për atë.
Kandidat per cmimin Nobel ishte edhe shkrimtari i shquar shqiptar Ismail Kadare.(LajmeShqip.com)