|
|
e Mërkurë, 03 Tetor 2012 14:20 TIRANË – Kryeministri Sali Berisha deklaroi sot në mbledhjen e rradhës të qeverisë se në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë, do vijnë në Shqipëri, jo vetëm armët e Skënderbeut, por edhe kopja origjinale e librit “Meshari” i Gjon Buzukut.
Sipas Berishës, po në kudër të festimeve për 100- vjetorin, në Romë të Italisë më 20 nëntor do hapet një ekspozitë e thesareve kulturore të Shqipërisë, ndërsa në Moskë do hapet ekspozitë e 18 ikonave, kryevepra të muzeut të artit mesjetar të qytetit të Korçës.
“Meshari”, libri i parë shqiptar (1555) ruhet në Bibliotekën Apostolike të Vatikanit. Ashtu siç është sot, ka 188 faqe, i mungojnë 16 faqet e para, por edhe disa të tjera në mes. Kështu që, duke mos pasur as kopertinë, as faqen e parë, nuk dimë as titullin e tij të vërtetë dhe as vendin e botimit etj.(LajmeShqip.com)