|
|
e Mërkurë, 27 Qershor 2012 13:10 Prishtinë – Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, priti në një takim veprimtarin Simon Kuzhnini, kryetar i Lidhjes Shqiptare në Botë, i cili angazhohet që 100 vjetori i pavarësisë t’i gjejë shqiptarët me besëlidhje.
“Kuzhnini e njoftoi Presidenten Jahjaga për aktivitetin dhe platformën e organizatës, që tubon njerëzit e të gjitha profileve. Ai foli për aksionin e pajtimit të gjaqeve, në mënyrë që të çrrënjoset kjo dukuri ndër shqiptarë dhe që plaga e gjakmarrjes të zhduket një herë e përgjithmonë”, theksohet në njoftimin për shtyp nga Presidenca kosovare.
Presidentja Jahjaga e përgëzoi Kuzhninin për punën dhe aktivitetin e tij për shumë dekada në promovimin e çështjes shqiptare në botë, në ndihmën dhe përkrahjen ekonomike, si dhe në vizionin, që shqiptarët kudo që janë, të jenë të lirë dhe të bashkëpunojnë e të ndihmojnë njëri-tjetrin. (LajmeShqip.com)