Lajme Shqip Friday, 30 March 2012 15:30

Tiranë – Arsimtarët, duke filluar nga ky vit, do të testohen, si një kriter kryesor për t’u punësuar në institucionet e sistemit arsimor.

Sipas Ministrisë së Arsimit, testimi i mësuesve do të jetë një formë përzgjedhjeje, ku do të testohet nga praktika, provimet e kualifikimit e deri tek provimet e shtetit.

Ky provim nuk është i njëjtë me provimin e kualifikimit që japin mësuesit rregullisht në pesë vite ose 10 e 20 vjeçarë.

Mësuesia është profesioni që do i nënshtrohet provimit të shtetit, për të cilin ka nisur përgatitjet për organizimin e tij.

Provimet e shtetit do të fillojnë në muajin maj. Sipas ligjit të profesioneve të rregulluara, provimet e shtetit  përfshijnë rreth 12 degë. Ai është një nga kriteret bazë për të marrë liçensën, me qëllim vazhdimin e mëtejshëm të profesionit.