Lajme Shqip Tuesday, 27 December 2011 14:45

Fytyra e çdokujt është pasqyrë e shpirtit, shëndetit dhe e ndjenjave tuaja.

Kujdesi ndaj saj është pothuajse i shenjtë për çdo femër, pasi është e rëndësishme që ajo të shkëlqejë, të jetë e pastër dhe pa njolla. Ndonjëherë ndodh që të zgjohemi nga gjumi dhe në pasqyrë vëmë re se brënda natës na kanë dalë puçrra, të cilat mund t’ju prishin gjithë ditën. Cila është zgjidhja?

E dimë që është e tmerrshme ta dini që në fytyrën tuaj mund të ketë papastërti, por është shumë e rëndësishme që ta lini natyrën të bëjë punën e saj. Kjo do të thotë që mos ta ngacmoni fytyrën.

Ju këshillojmë që të përhapni një concealer të lëngshëm në ngjyrën e lëkurës tuaj dhe pastaj të përhapni sipër dhe pak pudër. Mbulimi nuk është i këshillueshëm kështu që këtë gjë duhet t’a bëni vetëm nëse fytyra juaj duket shumë keq. Në rast të kundërt, thjesht duhet të bëni durim dhe ta lini të kalojë. (LajmeShqip.com)